Categories Teknologji

Ferrari do befasojë të gjithë me këtë risi që do sjellë pas 2025-ës

Kompania prodhuese italiane e veturave ‘Ferrari’ do jetë ndër firmat e para, modelet e së cilës do kalojnë në sistem tërësisht elektrik. Viti kur do të ndodh kjo do jetë 2025-a. Një gjë të tillë e konfirmoi shefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Luis Camilleri, përgjatë një prononcimi për të përditshmen ‘Reuters’.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kompania është “sigurisht” e hapur për një model elektrik të madh të destinuar për turne. “Kam idenë se vetura elektrike do të dalë pas vitit 2025. Teknologjia e baterisë nuk është aty ku duhet të jetë akoma,” u tha Camilleri gazetarëve.

“Ende ka çështje të rëndësishme në aspektin e autonomisë, përsa i përket shpejtësisë së rimbushjes. Kështu që përfundimisht do të dalim me një veturë të kompletuar. Por kjo do ndodh pas vitit 2025. Jo në një afat të shkurtër,” shtoi ai. Zyrtarë të Ferrari-t thanë se do pushojnë së lansuari modele të reja në vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME