Categories Lajme

Festa e Shën Mërisë mbledh qindra besimtarë në manastirin e Zvërnecit

Festa e Shën Mërisë, një traditë e përvitshme për besimtarët orthodoks ka mbledhur me qindra besimtarë në manastirin e Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Një festë e përvitshme dedikuar figurës ëngjëllore të Shën Mërisë e cila fillon drekën e 13 Gushtit dhe kulmon 15 gushtin e cdo viti, në ditën e quajtur edhe si dita e Dafinës për shkak të bimës karakteristike që përdoret për gatime nga besimtarët.

Kjo festë është një prej më kryesoreve që kremtojnë besimtarët e krishterë, trashëguar brez pas brezi. ”Kemi ardhur, na pëlqeu, jemi nga Durrësi dhe kemi ardhur për të parë manastirin. Është një festë fetare, ditë e shenjtë e Shën Mërisë, e festojmë vite nga pleqtë, nga gjyshërit.” Për turistë nga shtete të ndryshme si Italia, Spanja, manastiri Zvërnecit ofron pamjen e mrekullueshme ndërthurur me kulturën fetare.

Enkas për këtë festë janë kthyer në shtëpi edhe emigrantët, të cilët kanë edhe urimet e tyre. ”Unë jam në Greqi, por tani vij këtu.” Këtë vit dita e Shën Mërisë ka sjellë afro 50 % më pak besimtarë në manastirin e Zvërnecit se vitin e kaluar. Në shenjë të bashkëjetesës fetare, edhe besimtarë myslimanë u janë bashkuar festimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME