Categories Lajme

Greqia i lë refugjatët në det, masa drastike për reduktimin e azilkërkuesve

Gjatë muajve të ndalim qarkullimit për shkak të pandemisë së Covid19, qeveria greke ka dëbuar në mënyrë sekrete mbi njëmijë refugjatë, duke i shtyrë ata drejt kufirit detar pranë Turqisë. Siç raporton gazeta Nju Jork Tajms, refugjatët janë braktisur në mes të detit nëpër gomone, që shpesh herë kanë qenë të tejmbushura.

Qeveria greke ka dëbuar në mënyrë sekrete mbi njëmijë refugjatë nga kufijtë europianë muajit e fundit, duke i shtyrë drejt kufirit detar pranë Turqisë. Siç raporton gazeta Nju Jork Tajms, refugjatët janë braktisur në mes të detit nëpër gomone, që shpesh herë kanë qenë edhe të tejmbushura.

Që prej marsit të paktën 1,072 azilkërkues janë braktisur në mes të detit nga zyrtarët grekë në 31 episode të veçuara dëbimi, sipas burimeve të gazetës Nju Jork Tajms, vrojtuesve të pavarur të të drejtave të imigrantëve dhe refugjatëve, dy akademikëve dhe Rojës Bregdetare të Turqisë. Gazeta thotë se ka intervistuar të mbijetuar si dhe ka parë materiale fotografike dhe video. Të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, dëbimet janë veprimi më i drejtpërdrejtë i disa vendeve europiane për të penguar migracionin e paligjshëm.

Qeveria greke mohon të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar. “Autoritet greke nuk përfshihen në veprimtari klandestine. Greqia e ka provuar kur vjen puna për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, konventave dhe protokolleve. Këtu përfshihet edhe trajtimi i refugjatëve dhe imigrantëve,” tha zëdhënësi i qeverisë helene Stelios Petsas.

Më parë Greqia ka pasur një sjellë shumë mirëkuptuese ndaj refugjatëve dhe imigrantëve, por për shkak të braktisjes nga pjesa tjetër e vendeve të BE-së, frustrimi është rritur së tepërmi, sidomos në ishujt kufitarë ku refugjatët dhe imigrantët përplasen fillimisht. Çështja e refugjatëve është kryer edhe në një mollë sherri me Turqinë. Qeveria greke shpesh herë e ka akuzuar Ankaranë për shantazh dhe nxitjen e qëllimshme të refugjatëve sirianë për të kaluar nga Turqia në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME