Categories Lajme

“Festat e çm endura të shqiptarëve “/Daily Mail publikon videon brenda qe live

Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje”.

Kështu nis një tjetër shkrim që agjensia britanike e lajmeve “Daily Mail”, i ka kushtuar faktit që të dënuarit shqiptar në burgjet angleze përdorin lirshëm celularët brenda qelive dhe komunikojnë jashtë hekurave, si të ishin në liri të plotë.

Një hetim i Daily Mail, identifikoi të paktën shtatë të burgosur të cilët përdorin celularë dhe janë të azhurnuar me median sociale në muajin e kaluar.

Media britanike thotë se ndër personat e identifikuar që e bëjnë këtë gjë, “është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një bande që trafikonte kokainë dhe kanabis. Ai përdor telefon në burg, duke postuar video live në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga 70,000 njerëz”.

Në një postim të këtij “baroni droge” që ka parë Daily Mail javën e kaluar, shqiptari shkruan “Zjarr në qeli”.

“Në video, ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur”, shkruan Daily Mail, e cila nënvizon se këto festa janë çdo të shtunë në burg.

Pas publikimit të Daily Mail, Ministria e Drejtësisë tha se llogaritë e medieve sociale të përdorura nga shtatë të burgosurit ishin të mbyllura. Telefonat u konfiskuan dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime. Trafikanti i kokainës Ndriçim Musaj u burgos për nëntë vjet në gusht të 2016, pasi oficerët i sekuestruan një mitraloz dhe drogë me një vlerë prej 6.4 milion paund. Por muajin e kaluar ai postoi një fotografi të vetes në faqen e tij në Facebook të ulur në një stol në kopshtin e burgut me titullin ‘Ndjehem mirë’, ’së bashku me një emoji të një fytyre të buzëqeshur.

Ai i tha një reporteri nga Facebook se ishte ‘në burg’ dhe madje me krenari i dërgoi një shkrim gazete për dënimin e tij për trafikun e drogës. I pyetur se sa kushtoi të futej një telefon në burg, ai tha: ‘1.500 paund’./Përkthyer nga Daily Mail/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME