Categories Lajme

Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë pranë konsumatorëve me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në prag të festave të fundvitit. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë inspektuan 40 stabilimente të operatorëve të biznesit ushqimor me origjinë shtazore, joshtazore dhe produkte të mbrojtjes së bimëve. Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur 20 masa administrative “paralajmërim”, janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara, si dhe janë marrë 3 mostra për kryerjen e analizave laboratorike. Gjithashtu nga drejtoria rajonale e AKU-së Tiranë, me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar 29 tonë produkte ushqimore të pasigurta për konsum (mish dhe nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi, produkte të ndryshme ushqimore etj.)./a.gjonaj/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME