Categories Lajme

Festat e Fundvitit, gratë e dënuara takohen me fëmijët

Festat e fundvitit kanë ndezur atmosferën dhe në institucionin e vuajtjes së dënimit “Ali Demi”, ku gratë e dënuara takuan të hënën fëmijët e tyre të vegjël. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një reagim të saj, theksoi se gratë e dënuara mundën të ndajnë urimet e festave dhe t’i japin pakon e dhuratave vogëlushëve të vegjëlve të tyre, nën një atmosferë festive. “Teksa dritat e shumta të festave kanë ndezur atmosferën speciale të fundvitit, menduam që ndriçimin e tyre ta përcjellim edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit “Ali Demi” ku gratë e dënuara mundën të takojnë vogëlushët e tyre, të ndajnë urimet e festave dhe t’i japin pakon e dhuratave”-, thekson Gjonaj në reagimin e saj.

“Me mbështetjen e organizatës “Save the Children”, të cilën gjej rastin që ta falënderoj, ne mundëm t’i krijojmë disa momente festive të miturve të cilët morën mesazhin e festës nga nënat e tyre të cilat padyshim pavarësisht gabimit që kanë kryer dhe do ta kryejnë dënimin deri ditën e fundit, e meritojnë të ringrihen”-, bënë të ditur ministrja e Drejtësisë.

“Gjithashtu, në takim u prezantuan edhe disa nga detajet e punës që kemi nisur për të ndjekur çdo rast në mënyrë që gratë e dënuara të kenë mundësi që pas rehabilitimit të gjejnë forcën për t’i shërbyer sa më denjësisht vetes, familjes dhe shoqërisë.Puna vazhdon, për “Drejtësinë Që Duam” dhe “Shqipërinë Që Duam”-, garanton Gjonaj, duke mbyllur reagimin e saj.  Gjatë aktiviteit të organizuar në IEPV “Ali Demi” ishte e pranishme dhe zv. ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Cakaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME