Categories Lajme

Festat, qeveria jep shpërblim për pensionistët

Qeveria merr vendim për të akorduar bonusin për pensionistët. Nuk do të jetë 5 mijë lekë si çdo vit por këtë herë do të jteë 3 mijë lekë. Ministrja e Financave, Anila Denaj dha lajmin në një konferencë për median.

“Sot Këshilli i Ministrave mori vendimin për të akorduar bonusin për pensionistët. Ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar edhe kësaj pasojat nga tragjedia e tërmetit e cila jo pak do të marri energji nëpërmjet fondit të rindërtimit dhe të gjithë programit të rindërtimit që është duke u përgatitur. Gjithashtu ne mbajtëm zotimin tone për një solidaritet me pensionistët, duke konsideruar një bonus në masën e 3 mijë lekëve për çdo pensionist dhe kategorisë tjetër qytetarësh që të pajtohen me pensione të veçanta. Nga ky shpërblim i parashikuar do të përfitojnë 663.227  qytetarë me pensione të posaçme nga të cilët 530.364 janë pensionistë me pension pleqërie. 67.754 janë me pension invaliditeti. 49.849 janë në pension familjar. Mbi 13.260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social. Pensione apo trajtim të veçantë financiar si minatorë, punonjës i ish-ndërrmarrjeve ushtarakëve dhe ushtarakëve me pension të parakohshëm.” – deklaroi Ministrja e Financave, Anila Denaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME