Categories Kuriozitete

Festë në ujëra të akullt

20 praktikantë të sporteve ekstreme kanë zgjedhur të festojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjen Ortodokse me maratonë vrapimi dhe not në ujëra të akullt. Gara që zhvillohet në një qytet të Rusisë, promovon përfitimet nga stërvitja. 20 aventuriere në Ekaterinburg të Rusisë kanë zgjedhur një mënyrë ekstreme për të festuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjen Ortodokse.

Duke sfiduar temperaturat nën zero, të veshur vetëm me rroba banjë dhe me kapele Krishtlindjesh, pjesëmarrësit nisën të vraponin në qendrën e qytetit, ndërsa promovuan përfitimet nga stërvitja. Pasi bënë fillimisht nxemjen, pjesëmarrësit filluan maratonën e vrapimit për të kulmuar më pas me zhytje në ujërat e akullt. Këta njerëz të guximshëm që e duan notin dimëror njihen në vend si ‘mjellma’.

“Ne të gjithë kemi një energji pozitive dhe i duam sportet. Shpresojmë të tërheqim më shumë njerëz për t’u bashkuar me sportin dhe të praktikojnë një mënyrë jetese të shëndetshme”, tha Alexander Gulyaev, një nga pjesëmarrësit e guximshëm. “Gjëja më e keqe është të qëndroni në këmbë ndërsa së shpejti do të jeni të ngrirë. Por kur të lëvizni, gjaku juaj do të qarkullojë dhe do të jeni të ngrohtë”, tha Dmitry Gonokhov, një tjetër pjesëmarrës.

Gara e agimit të Vitit të Ri në Ekaterinburg është argëtuese për shikuesit e rastësishëm, por një provë serioze për të gjithë gazetarët pasi ndjekja e vrapuesve  profesionistë nuk është aq e lehtë. Në dimër, entuziastët e notit mund të gjenden në brigjet e liqenit Shartash çdo fundjavë. Ata vrapojnë, veshin veten me dëborë dhe notojnë në vrima të akullta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME