Categories Lajme

FOTO\ Festohet festa e Drashovicës, Lavdi Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare!

U mblodhëm sot për të përkujtuar një nga faqet më të ndritura të luftës për liri, betejën e Drashovicës, e cila u zhvillua prej datës 14 shtator deri në fillim të tetorit 1943. Së bashku me prefektin e qarkut, Flamur Mamaj, kreun e këshillit të qarkut, Ervis Moçka, kreun e bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj dhe me plot miq e dashamirës, pasardhës të dëshmorëve e veteranëve kremtuam 78-vjetorin e rezistencës heroike ndaj forcave naziste.

Beteja e Drashovicës, nuk ishte një rast episodik në historinë e luftës. Ajo betejë kishte rëndësi strategjike për Luftën, sepse u bë për të penguar nazistët në marrjen e depove dhe fortifikimeve të italianëve që po tërhiqeshin. Populli i Vlorës e ka larë lirinë me gjak, ndaj sot e gjithmonë nderojmë kujtimin e atyre që bënë historinë. Nderim të rënëve! Lavdi Drashovicës heroike! Lavdi Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare! Ndërkohë, pas ceremonisë së mbajtur pranë monumentit të Drashovicës, bashkia kishte organizuar një panair me prodhime bujqësore dhe blegtorale.

Fitimi i luftës është po me aq rëndësi sa “fitimi i paqes”. Të gjithë sot duhet të punojmë me vendosmëri për zhvillimin e zonës, mirëqënien e komunitetit dhe të ardhmen e begatë të fëmijëve tanë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME