Categories Opinion

Fevziu: Protesta i ka bërë një nder shumë të madh vendit, lëvizjet studentore mund të marrin përmasa të…

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lëvizja e tyre mund të marrë përmasa të paimagjinueshme.

I ftuar në studion e ABC News, Fevziu tregoi problematikat e studentëve, të cilat i ka dëgjuar vetë prej tyre. Tarifat i konsideron të larta, ndërsa thotë se studentëve nuk mund t’u vendoset një datë e caktuar për të bërë pagesat e studimeve.

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, arsimi është një e drejtë kushtetuese që shteti duhet ta garantojë për të gjithë. Po kështu, edhe pagesa prej 600-680 mijë Lekësh të vjetra për konviktet, është e lartë, shprehet gazetari Blendi Fevziu.

Një tjetër shqetësim i studentëve, Fevziu tregoi se është fakti që ata ndihen të papërfaqësuar në këtë vend, pasi në administratën shtetërore emërohen militantë partiakë.
“Studentët janë një komunitet ndaj të cilëve nuk ushtron dot dhunë. Reforma në arsim ka patur një ngërç. Kam takuar një vajzë që thoshte që familja e saj i jepte 5 mijë Lekë ushqim në ditë. Dhe ajo thoshte që nëse nuk paguan kreditet deri në 5 Dhjetor, i bie që një ditë të ushqehem, një ditë mos të ushqehem. Problemi i konfikteve, më thanë që paguanin 600 mijë Lekë në vit për konfliktin. Kur e çon fëmijët në konvikt, tregon që ti nuk ke asnjë mundësi.

Nuk mund ta kthesh arsimin në një artibut të familjeve të pasura. Arsimi, sipas Kushtetutës, është shteti që duhet të kujdeset deri në fund për arsimin e tij. Shteti është shumë i vonuar me zgjidhjen e këtij prroblemi. Lëvizjet studentore janë lëvizje që mund të marrin përmasa të paimagjinueshme.

Kishte dhe një kërkesë tjetër, studentët ndihen të nëpërkëmbur dhe të izoluar në këtë vend. Befas e shohin veten të papërfaqësuar. Venë në një zyrë dhe shohin injorantë militantë të partive. Ma thanë në mënyrë eksplicite vetë studentë, që nuk e shikojnë veten të përfaqësuar në këtë vend. Protesta e studentëve tregoi që njerëzit reagojnë, që nuk i bind dot nëse janë të bindur që ti po i bën një padrejtësi. Protesta e studentëve i ka bërë një nder shumë të madh këtij vendi. E vetmja zgjidhje, është marrja në konsideratë sa më shpejt e kërkesave të tyre”, deklaroi gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME