Categories Lajme

Fier: Dy vëllezër në pranga, njëri përpiqet të arratiset përmes arave”

Dy vëllezër të cilët prodhonin dhe shisnin kanabis kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.

Gjatë kontollit më shtëpinë e K.Shabanaj dhe E.Shabanaj në fshatin Ngjeqar blutë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Operacioni për kapjen e tyre u kodua “Implicazione”, ndërsa siç shihet nga pamjet e kapura me dron njëri prej vëllezërve, E.Shabanaj, sapo ka hasur shërbimet e policisë ka tentuar të largohet me vrap nëpër ara – megjithatë i riu nuk ka mundur të arratiset pasi u kap menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Fier dhe i punës së pandërprerë të inteligjencës policore, për shtetas të cilët prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe posedonin armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Implicazione”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar. Shtetasi E. Sh., sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Sh. iu gjetën doza kanabisi, të cilat i shiste në fshatin ku banonte.

Nga kontrollet e kryera në banesën e këtyre shtetasve, në fshatin Ngjeqar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME