Categories Lajme

Fier, Vihen në prànga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale

DVP Fier, Vihen në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Fier/ I hoqën padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve. Po nga këto struktura, u proceduan penalisht shtetasit S. J., 21 vjeç dhe K. L., 43 vjeç, pasi për motive të dobëta, në vendin e quajtur “ish QTU”, janë goditur me grushta duke shkaktuar dëmtime të lehta njëri-tjetrit. Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza me lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa si edhe është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 28 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”. Gjatë momentit të kapjes, 28-vjeçari drejtonte automjetin tip “Audi” i pa pajisur me leje drejtimi. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 34 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME