Categories Lajme

Fierza nuk do prodhojë vetëm energji, tani liqeni më i madh artificial do përdoret edhe për peshkim

Liqeni i Fierzës në kaskadën e Drinit është shpallur hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi. Me një vendim qeverie të bërë publik dy ditë më parë,nënvizohet se organizata   e   menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.

Për zbatimin e këtij vendimi qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Bujqëisë dhe KESH.

Vendimi i qeverisë

Kryeministri Edi Rama
Vendim për shpalljen e liqenit të fierzës si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 54, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

Vendosi

1. Shpalljen e liqenit të Fierzës, hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.

2. Organizata e menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.

3. Veprimtaritë dhe investimet që do të kryhen në zonën bashkëmenaxhuese të liqenit të Fierzës duhet të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe për zonat e mbrojtura si dhe të mbahet në konsideratë qëllimi parësor i prodhimit të energjisë elektrike. Kontrata për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit, që do të lidhet me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit, dhe plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit për këtë zonë do të marrin pëlqimin paraprak nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a.

4. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME