Categories Lajme

Fiks Fare! Gjirokastër/ 27 nxënës jetojnë në mjerim, konvikti i shkollës me kushte mesjetare!

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare janë ankuar një grup prej 27 nxënësish të shkollës e mesme profesionale “Thoma Papapano “në Gjirokastër. Kushtet e vështira ku ata janë të detyruar të jetojnë, por edhe temperaturat e ditëve të fundit të cilat shënojnë nën zero i kanë detyruar të rinjtë të kërkojnë zgjidhje për problemin e tyre duke trokitur në portën e Fiksit. Deri më sot të gjitha dyert kanë qenë të mbyllura për ta, duke bërë që për një kohë të gjatë të jetojnë në kushte mizerabël të një godine të ashtuquajtur konvikt.

iksi shkoi në Gjirokastër për të parë nga afër konviktin ku jetojnë 27 djemtë e rinj. Konvikti i shkollës se mesme profesionale ndodhet në katin e dytë të një ndërtese 3 katëshe e cila është e gjitha e amortizuar . Gazetarët hyjnë brënda dhe panorama që të shfaqet përpara syve të lë pa frymë. Dyert janë të rrënuara dhe ju vjen era kalbësirë. Edhe dritaret janë në të njëjtën gjëndje madje i ftohti ,era apo shiu futen brënda në dhomat e nxënësve. Kaldaja është e dalë jashtë përdorimit dhe nuk fuksionon.

Ndërkohë prizat janë të hequra ose gjysëm të hequra të varura nëpër mure. E vetmja mënyrë që nxënësit kanë për t’u ngrohur në këto ditë të ftohta janë disa ngrohëse që i kanë marrë nga shtëpitë e tyre, por që në darkë duhet t’i dorëzojnë një e nga një tek kujdestari. Justifikimi për këtë nga ana e përgjegjësit të konviktit është se kanë qenë vetë fëmijët që i kanë prishur dhe për këtë janë ndëshkuar. Po ku lahen këta të rinj? Në të gjithë katin ekziston vetëm një dush që shërbente për t’u larë 27 djemtë. Dushi mezi hapej e mbyllej dhe të duhej shumë fat të arrije të laheshe në të.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, bolieri i dushit është i gjithë i nxirë , me sa duket më parë kishte shpërthyer në flakë. Dyert e tualetit qëndronin vetëm në skeletin e tyre.

Gazetarët interesohen në Bashkinë Gjirokastër në lidhje me konviktin që ishte i pabanueshëm. Nëkryetari i bashkisë Ylli Muho thotë se ju vjen turp për gjendjen që ndodhet konvikti.

Përsa u përket nxënësve ai thotë se bashkia ka qenë në proces për t’i çuar në një tjetër konvikt, atë të shkollës së lartë, ku kushtet janë më të mira dhe “sot ju gazetarët na bëtë të kuptojmë që ky proces duhet përshpejtuar” shprehet nënkryetari.

Duke falënderuar emisionin Fiks Fare për punën e bërë, z, Muho premton se brënda javës nxënësit do akomodohen në një tjetër konvikt ku kushtet janë më dinjitoze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME