Categories Showbiz

Filloi vitin me Kledi Hysaj, Sheila tregon të vërtetën

Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj është një emër i lakuar jo pak në rrjet, jo vetëm nga pjesëmarrja e saj në Big Brother, por edhe për raportin e saj me modelin Kledi Hysa pas daljes nga shtëpia.

Dyshja u fotografua më shumë se një herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe deklarata e Kledit para disa kohësh duket se konfirmoi thashethemet që po qarkullonin.

“Jam i lidhur”, u shpreh modeli në një intervistë ndërsa nga Sheila nuk ka pasur një reagim të qartë. Por dje në një intervistë virtuale në Instagramin e saj, këngëtarja ka folur për dashurinë dhe për Kledi Hysën.

Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, dhe përgjigja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton.

Bëhet fjalë për këngën e artistit The Weeknd të titular “Lost in the fire”(humbur në zjarr), ku fragmenti që ai ka vendosur thotë “I can’t lose you baby”.

Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur ‘’Lumturi’’.

Gjithashtu këngëtares i janë drejtuar pyetje në lidhje me Big Brother Vip, të cilave ajo nuk ka ngurruar t’iu përgjigjet. Sipas Sheilës 5 finalistët e reality-shoët janë Iliri, Donaldi, Arjola, Einxhell dhe Beniada ku ka shkruar se mendon që fitues do të jetë Ilir Shaqiri.

Ndërsa për raportet me ish-banorët e tjerë ajo ka shkruar se ka raport të mira me Semin dhe Fifin ndërsa për Dj Pm ka shkruar se “janë rruges për t’u bërë miq të mirë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME