Categories Lajme

Firma daneze “Bjarke Ingels” tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar

Firma e arkitekturës Bjarke Ingels e arkitektit danez Bjarke Ingels është tërhequr nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Tërheqjen e kanë konfirmuar për Exit.al burime të sigurta.

Në mars të vitit 2018, Kryeministri Edi Rama publikoi projektin e hartuar nga Ingels për Teatrin e ri Kombëtar, realizimi i të cilit do të bëhej nga kompania Fusha shpk, nëpërmjet një ligji special. Ky ligj më vonë u kritikua nga Bashkimi Evropian si një shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Qeveria, nga ana e saj, u pëgjigj se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar një teatër të ri.

Në faqen e saj të internetit, studioja Bjarke Ingels ende ka të listuar si klientin zyrtar të sajin për projektin e teatrit kompaninë Fusha, e cila ka përfituar shumë tendera të dyshimtë nga qeveria Rama.

Më herët, Ingels ka refuzuar të zbulojë kushtet e kontratës së tij me kompaninë Fusha apo me qeverinë shqiptare, duke e konsideruar atë një “marrëveshje konfidenciale”.

Shembja e mundshme e Teatrit Kombëtar, një nga objektet e fundit të mbetura në Tiranë nga arkitektura e periudhës fashiste, nxiti protesta të shumta nga artistët dhe qytetarët. Protestat nxorrën në pah edhe grabitjen e një pjese të tokës nga Fusha, e cila premtoi të ndërtonte një teatër të ri në këmbim të një sipërfaqeje të madhe toke publike për të ndërtuar gjashtë kulla. Ky fakt dëmtoi rëndë edhe imazhin e vetëshpallur të Bjark Ingelsit, si një arkitekt kundër projekteve korruptive dhe që bien ndesh me të mirën publike.

Megjithatë, duket se nuk janë problemet sociale apo etike ato që e çuan Bjarke Ingelsin të braktiste projektin e lajthitjes së kryeministrit Rama, por problemet në lidhje me cilësinë e materialeve të ndërtimit.

Sipas burimeve të Exit.al, thuhet se Ingels donte të përdorte materiale me cilësi të lartë në ndërtimin e teatrit të ri, por kompania Fusha kërkonte materiale të lira dhe me cilësi të ulët, si një mënyrë për të ulur kostot, dhe, si rezultat, Ingels braktisi projektin.

Mënyra se si jepen tenderat për projektet publike nga qeveria shqiptare e nxit dhe më tepër uljen e kostove nga ana e kompanive. Meqenëse çmimi është caktuar paraprakisht në bazë të kritereve të papërcaktuara qartë, kompania fituese priret të përdorë materiale me cilësi të ulët, që të nxjerrë fitim sa më të lartë. Prandaj cilësia e ndërtimit është sakrifikuar gjithmonë, me qëllim fitimin e kompanisë.

Një shembull tjetër është Stadiumi Kombëtar, i cili ka humbur shumë nga elementet e tij të parashikuara në projekt, si rezultat i “uljes së kostove” nga ana e kompanisë së ndërtimit.

Zyra e marrëdhënieve me publikun e firmës Bjarke Ingels refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra nga Exit.al lidhur me tërheqjen e tyre nga projekti i Teatrit Kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME