Categories Lajme

Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe RMV-së për tregun e përbashkët, detaje…

Duke nisur nga 1 marsi, do të hyjë në fuqi tregu i përbashkët mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Në samitin në Shkup u firmosën edhe dy protokolle në mes të tri shteteve anëtare, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duke nisur nga kjo datë, punëtorët do të lëvizin lirshëm në të tre shtetet.

“Kemi pasur disa gjëra të rëndësishme, gjithmonë ka detaje të pakëndshme, por nuk dua të flas për këtë. Dhe këtë e kemi pritur me muaj të tërë, që do të thotë se nga 1 marsi më në fund duhet të hyjë në fuqi ajo për të cilën folëm, që është një treg krejtësisht i lirë i punës në vendet e Ballkanit të Hapur – Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një lajm i madh dhe i rëndësishëm dhe mendoj se do të kontribuojë shumë në krijimin e një ambienti më të mirë biznesi për kompanitë vendase dhe të huaja, për të kapërcyer problemin me mungesën e fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune që është jo më gjashtë apo shtatë milionë banorë, por nëse shtoni Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne po i afrohemi 11 milionë banorëve”, tha Vuçiç.

Kujtojmë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij të bëra gjatë vitit të kaluar, kishte lënë të kuptohet se gjithçka rreth Ballkanit të Hapur kishe marrë fund. Në korrik të vitit 2023, Rama deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” kishte dhënë rezultatet e tij dhe se tashmë duhej fokusuar në Procesin e Berlinit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME