Categories Lajme

Fisnik Qosja fillon festën e fitores në Kavajë, Krali pranon humbjen dhe i jep dorën Salianjit

Në Bashkinë e Kavajës pati një përmbysje të rezultatit.

Fillimisht Kavaja po udhëhiqej nga socialisti Redian Krali, por me numërin e votave Bashkë Fitojmë kryesi këtë bashki.

Ndonëse janë edhe 32 Qendra Votimi për t’u numëruar, ‘Bashkë Fitojmë’ ka shpallur fitoren.

Në rrugët e Kavajës, kandidati Finsik Qosja ka nisur festën me qytetarët, me një aftmosferë festive me këngë dhe valle.

Sakaq, Krali  ka dhënë dorën Ervin Salianjit, ndërsa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh entuziast për fitoren, duke theksuar se edhe pse një betejë e vështirë ia doli pasi kishte në krah mbështetjen qytetare.

Ai tha se kundër kishte makinerinë e pushtetit, por ia doli mbanë falë mbështetjes qytetare.

“Ishte fitore e mundimshme, por qytetarët ma bënë më të lehtë se kurrë. Unë kundër nuk kisha asnjë, kisha pranë qytetarët e Kavajës. Unë kisha kundër vetëm një gjë, makinerinë e pushtetit. Por qytetarët e Kavajës nuk i bën balla as makineria e pushtetit dhe as e njeriut për të drejtuar Kavajën aty ku duan ata”, tha Qosja duke theksuar se  “do punoj ditën e natë. Do jem në shërbim të tyre 24 orë”.

I pyetur nëse do të punojë për bashkimin e PD, ai tha “po, pasi PD-në e kam si shtëpinë time”.

Ai deklaroi më tej se për të mirën e qytetarëve do t’i shtrijë dorën edhe qeverisë.

“Për të mirën e qytetarëve të Kavajës do t’i shtrij dorën çdo njeriu, çdo institucioni gjithashtu edhe qeverisë”, tha Qosja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME