Categories Sport

Fitorja ndaj Teutës bën me krahë Skënderbeun, ndryshojnë objektivat!

Shumë pak e imagjinonin që pas 5 javësh, Skënderbeu të ishte në vendin e 3-të, vetëm një pikë larg dyshes së kreut Kukësi-Tirana. Ekipi i Ilir Dajës konfirmoi dhe një herë ndaj Teutës se di të fitoj, në korçarë kanë ndryshuar shumë gjëra pas dënimit të UEFA-s por e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është mentaliteti i këtij klubi. Pas shumë dilemave për të ardhmen, stafi drejtues vendosi që të ruaj grupin dhe të investoj për të mbajtur ekipin në elitën e futbollit shqiptar. Ulja e Ilir Dajës ishte lëvizja fituese pasi tekniku kryeqytetas vijon të mbaj të karikuar ambientit pavarësisht problemeve të mëdha. Në një kohë rekord, Daja ndërtoi një ekip konkurrues duke bërë që objektivat e klubit të ndryshojnë sërish. Pas fitores kundër Teutës, Daja kërkon nga lojtarët një sforco të radhës për të siguruar 6 pikë në 2 javët e ardhshme, ku luajnë me Vllazninë në transfertë dhe presin më pas Luftëtarin në Korçë. 6 pikë në dy javët e ardhshme dhe duke parë kalendarin e rivalëve, Daja dhe stafi drejtues besojnë se mund të mbajnë ekipin në zonën euro, duke shpresuar në këtë mënyrë të konvertojnë sa më shpejt dënimin e dhënë nga UEFA. Kjo duket një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë por për momentin ky është shpjegimi i vetëm logjik për një ekip i cili e ka të ndalur të luaj në Europë për 10-të vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME