Categories Sport

Fituan titullin në ndeshjen e fundit, tifozët e ekipit ku luan mesfushori shqiptar çmenden në festë (Video)

Djurgarden në Suedi ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Astrit Ardareviç, u fitoi ditën e djeshme titullin kampion, në një kampionat të çmendur.

Për titullin ishin plot tre skuadra që luftuan deri në javën e fundit, teksa përveç ekipit ku aktivizohet Ajdareviç, luftonin edhe Malmo me Hamarbi.
Djurgardenit i duhej vetëm një barazim në ndeshjen e fundit kundër Norrkoping për tu shpallur matematikisht kampion, por rrezikuan shumë pasi pjesa e parë u mbyll 2-0 për Norrkopingun. Megjithatë në pjesën e dytë Djurgarden ia doli të shënonte dy gola, për të marrë një barazim, që i çoi ata në vendin e parë me 66 pikë, 1 më shumë se dy skuadrat ndjekëse.

Pikërisht fitimi i titullit kampion i gëzoi shumë tifozët, të cilët nuk u përmbajtën dot dhe hynë në fushë për të festuar. Pikërisht ky titull për Djugradenin vinte pas plot 14 viteve, dhe tifozët shpërthyen në festa pas këtij trofeu. Për më shumë shikoni videon me festën e tifozëve:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME