Categories Lajme

Flet babai i Naim Murselit: Liridonën e kam dashur më shumë se fëmijët

Shabani, babai i Naim Murselit, ka treguar me detaje për ngjarjen e rëndë, ku djali i tij pagoi 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe më pas inskenoi grabitjen.

Ai thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për planin të birit, madje thotë se nëse do ta dinte që djali i tij ka kryer këtë akt, do të hakmerrej që atë ditë dhe siç shprehet ai “sot nuk do ishte gjallë”.

Për Liridonin e ndjerë, ai thotë se e ka dashur më shumë se fëmijet e tij, ndërsa një mesash kishte edhe për familjen e saj, duke thënë se “është me ata dhe jo me djalin”.

“Me pa dit unë që e ka bo djali jem unë isha hakmarrë vetë me djalë tem atë ditë. Ai nuk do ishte gjallë sot. Liridonën e kemi dash më shumë se fëmijët. Unë jam me ata, jo me Naimin. Nuk kam pasur fytyrë me ju dalë përballë. Me ma dhanë krejt botën nuk më kishte shkuar në mendje që djali jem ta kishte bërë atë gjest”, tha babai i Naim Murselit për Nacionale.

“Unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur”,  u shpreh ai.

I pyetur rreth momentit kur e kuptoi se djali i tij u akuzuar për porositje, ai tha se nuk kishte shumë informacione.

“Besoni, ju betohem… kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, kam ardhur në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, atëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova”, ka thënë babai i Naimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME