Categories Lajme

Flet Doktori Vlonjat: Do kemi shtrëngim masash!

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur në lidhje me rritjen e rasteve të reja me Covid gjatë ditëve të fundit, ku vetëm sot janë raportuar 23 të infektuar në 24 orë. Brataj ka theksuar se virusi është mes nesh dhe nuk dihet nëse do të largohet apo jo. Ai ka shtuar se rritja e numrit të të prekurve do të sjellë sërish shtrëngim masash. Për këtë ai ka përmendur rastin e Koresë së Veriut e cila ka pasur një shtim të rasteve së fundmi dhe ka filluar menjëherë të shrëngojë masat.

“Ne kemi ende virusin nuk e dimë a do të ikë nderi në atë moment. Këto janë hipoteza duke u mbështet në familjen e viruseve në përgjithësi. Se dimë nëse do ikë. E ndoqët sot Koreja e Jugut po merr masa për tu mbyllur sërish për arsye se ka një rrijte shumë të madhe të numrit të të infektuarve. Ne thanë se do ketë rritje por shpresojmë që kjo rritje të mos jetë e pakontrolluar.

Kjo varet nga respektimi i rregullave të qytetarëve. Është e vërtet që janë bezdisur njerëzit në karantinë dhe se ekonomia është mbyllur por kjo lidhet me virusin dhe një rrezik që na kanoset. Nëse jemi më afër se 1.5 metër dhe nëse rrimë në ambiente të mbyllura mund të shfaqet sëmundja. Mos të arrijmë numirn më të lartë të të infektuarëve”, tha Brataj për report tv.

Më tej mjeku ka theksuar se në nëntor dhe tetor virusi mund të shfaqet dhe mund të mos shfaqet. Ai ka përmendur dhe rastet e viruseve të mëparshme, ku tha se janë rishfaqur pas 2 ose 3 vitesh. “Sa i përket tetoret dhe nëntorit mundësia është të shfaqet dhe të mos shfaqet. Koronavirusat e tjerë u paraqitën në varta 2 ose 3 vite më vonë dhe pastaj s’u paraqitën më. Nëse paraqitet duhet të jemi shumë të përgatitur sepse e njohim tashmë disi më shumë virusin”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME