Categories Lajme

Flet ish-gruaja e një terroristi të ISIS

Një grua, e cila shkoi në Siri për t’u bërë nusja e një terroristi të ISIS, ka rrëfyer se si e kaloi natën e parë të martesës.

26-vjeçarja Derya O., e cila ndodhet aktualisht në Gjermani në paraburgim u shpreh se ajo mbeti në “turmën e gabuar” në një moshë kur mund të gënjehej lehtësisht.

Sipas Derya-s, ajo dhe Mario Sciannimanica e kaluan natën e tyre të parë së bashku në një mjedis aspak romantik në një dhomë torturash të ISIS.

Ajo tregon:

Ne ishim vendosur në një ish-dhomë torture, kishte zinxhirë që vareshin nga tavani, gjaku ishte ende nëpër mure, çdo gjë ishte e frikshme.”
Derya, e cili që nga ai çast u detyrua të mbulohej e gjitha, rrëfeu se nuk kishte shumë të përbashkëta me grupin ekstremist.

Ish gruaja e ekstremistit shtoi:

Në fakt, unë nuk i doja të gjitha këto, thjesht doja që të ndihmoja fëmijët sirianë.”
Ajo dhe bashkëshorti Sciannimanica u zhvendosën në Irak ku lindi edhe djali i tyre në vitin 2015, por vazhdonin të kishin mosmarrëveshje vazhdimisht dhe një ditë u ndanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME