Categories Politike

Flet kryenegociatori i Shqipërisë në BE, çfarë duhet të bëjnë palët për sukses

Zef Mazi foli sot për herë të parë pas emërimit si kryenegocatori i Shqipërisë në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian duke thënë se është moment historik. Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin theksoi se palët duhet të flasin nën një zë në rast se duan që puna të ketë sukses.

“Ky është një moment historik për vendin tonë. Këto janë negociatat më të rëndësishme të vendit tonë në 70 vitet e fundit. Ky shans i madh që na u dha, na motivon që përpjekjet tona dhe këtë besim t’a çojmë deri në fund. Kjo punë do të ketë sukses nëse ne do të jemi profesionistë, do të flasim në një zë.

Me përkrahjen e Këshillit, shoqërisë civile, akademikëve dhe faktorëve që kanë peshë në shoqërinë shqiptare, unë dhe grupi negociator s’do të kursehemi për të çuar më para këtë proces. Falenderoj për besimin që mu dha personalisht”, tha Mazi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME