Categories Politike

“Jemi gati të hapim një faqe të re”, Rama bën deklaratën

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin në BE, ku ka marrë pjesë edhe Presidenti Ilir Meta. Gjatë kësaj mbledhje, Rama ka thënë se 11 vite pas aplikimit dhe 6 vite pas marrjes së statusit kandidat, ‘jemi gati për të hapur një faqe të re’ në procesin e integrimit, duke pranuar se jemi ende larg. “Besoj që sot mund të thuhet që jemi në një stad të ri, cka na mbledh këtu në këtë forum, të diktuar edhe nga koha që kalojmë, gjysmë real e gjysmë virtual, njësoj si dhe vetë procesi në fakt, është kuadri negociator, plani i masave për negocimin.

11 vite pas aplikimit të bërë dhe 6 vite pas marrjes së statusit kandidat jemi të gatshëm të hapim këtë faqe të re që si gjithë libri i procesit të integrimit, është një faqe me më shumë detyra, me më shumë sfida, që kërkon më shumë bashkëpunim mes nesh. por një gjë mund të thuhet pa ngurrim. Kur e shohim procesin përpara jemi ende larg, kur e kthejmë kokën pas e shohim që jemi shumë më afër. Sigurisht që ky është një proces që ne na duhet si drita dhe si uji dhe drita e njeriut.

Nuk është një proces që e bëjmë se na e kërkon Brukseli, Berlini apo gjithë bota por sepse e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë”, u shpreh kryeministri teksa u ndal te reforma në drejtësi. “Një sërë reformash janë në proces duke filluar nga reforma e reformave, reforma në drejtësi, që është një operacion kompleks, i gjatë, me komplikacionet e veta. Është një sfidë që do na ndjekë deri në fund, deri ditën që do bëhemi anëtarë të BE dhe pasi të bëhemi anëtarë të BE, kjo do jetë në vijim një sfidë”, ka thënë mes të tjerash Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME