Categories Lajme

Flet mjeku Alimehmeti: E vërteta e kandidimit tim përballë Veliajt

Mjeku i njohur infeksionist Ilir Alimehmeti u shfaq këtë të mërkurë në protestën e pedagogëve. Pas kësaj në një seri portalesh që njihen për mbështetjen e bashkisë së Tiranës u shpërnda lajmi se ky ishte një prezantim i Alimehmetit si kandidaturë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale që mbahen pranverën e ardhshme.

I ftuar në Top News ai u pyet për këtë çështje, por mjeku dha një përgjigje të përgjithshme. “Unë kandidat? Ju jeni duke iu referuar disa burimeve, por duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Ai dikush që ka shkruar duket edhe të japë shpjegime për këtë.

Duhet të them që tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyesë dhe ta konfirmojë këtë gjë. Me qetësi. Gjërat duan kohën e vet. Unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat që nuk vinë të pjekura nga personat e duhur në momentin e duhur. Deri në këtë moment janë mediatike. Ju e njihni më mirë profesionin tuaj se unë. Në forumin tuaj e keni më të lehtë ta sqaroni”, tha Alimehmeti në studio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME