Categories Lajme

Nuk protestuan për Klodian Rashën, por vuajnë dënimin, djemtë: Na futën në dru pa arsye

Më 9 dhjetor 2020, para ministrisë së Brendshme në Tiranë u mbajt një protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Protesta u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve dhe Policisë, edhe si pasojë pati shumë të shoqëruar.

Mes tyre kanë qenë edhe dy djem, Roxh Dibrani dhe Mirgen Zela të cilët duket se nuk kanë qenë duke protestuar. Madje, ata bëjnë muzikë dhe janë bërë viral në TikTok.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se çfarë ndodhi realisht dhe se i kanë dhunuar në Komisariat. Ata madje kanë bërë të ditur se janë dënuar me detyrim paraqitje dhe kjo po i pengon në punët e përditshme.

“Na ndaluan dhe na thanë thjesht do japësh një dëshmi. Na futën në dru aty, edhe me shkop gome. Na thanë vetëm për sqarime, por na mbajtën brenda. Madje, një djalë të vogël e kanë larë me gjak, e çuan në spital dhe e sollën prap”, u shpreh Roxh Dibrani.

“Kemi bërë 72 orë burgim, pastaj kemi dal në gjykatë dhe na kanë dhënë “shërbim prove”, ku paraqitemi çdo muaj. Një muaj shkojmë aty dhe lemë emrat. Ne kemi vuajtur se ata të tjerët kishin lekë më shumë dhe dolën.

E forta me mua është që kur kam dal nga komisariati, edhe atletet i kisha pa lidhur, po shkoja të merrja makinën dhe më takon një polici e më thotë: ‘A je për shoqërim?’. ‘Unë tani sa dola’, i thash, ’Ku do më çosh’. Mua më ka prish shumë punë se kam pasur shumë koncerte jashtë dhe më duhet të hënën e parë të çdo muaji të paraqitem”, tha Mirgen Zela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME