Categories Lajme

Flet vajza që u rrah për Nojën: Më ndihmoni të iki nga Shqipëria

Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live. Në fjalën e saj, ajo ka treguar se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale. Më tej, Brisilda shton se kërkon që të largohet nga Shqipëria pasi nuk mund ta vazhdojë më normalisht jetën e saj në vend.

“Kam një muaj që e njoh, e kam njohur në një lokal nga grupi im shoqëror. Aty kam njohur edhe Nojën. Kemi pasur një raport sipërfaqsor. Nuk është e vërtetë deklarata e saj që më njeh prej 2 vitesh dhe që më mban me ushqim. Më intereson gjendja ime, dhe jo Rita e Noja. Nuk e kam ndjekur si çështje.

Punojë në lokalin e tyre?

Jo punoja në një call-centre. Nuk kam pasur të bëj me të. Raporti jonë ka qënë rastësor. Tek lokali i kam ndihmuar ndonjëherë. E bëja vullnetarisht, kur isha e lirë. Më ftuan për një kafe dhe më çuan në një shtëpi dhe më bënë presion me thikë. Më detyruan për të bërë video. Më thanë nëse nuk e bën këtë video do të të vrasim. Kam qënë nën presion. Më kanë bërë video edhe tek shtëpia ime, më kërcënuan para familjarëve. Videon e shpërndarë dhe përfundoi aty ku përfundoi. Bëra denoncimin, e morën. Fillimisht më kishin marrë kartën e identitetit. Nuk ka qënë Margarita ajo që e postoi videon. Pas denoncimit në Polici, më shoqëruan në shtëpi për të marrë gjërat e mia dhe më çuan tek shoqata.

Po me Ndojën?

Nuk kam pasur komunikim me të. Kam marrë informacion që ajo është liruar. Ndjehem e kërcënuar. Nuk kam hyrë në mes të të dyve, mendoja që ishin të ndarë. Rrjetet sociale e kanë përdorur emrin tim për show dhe tallje. Kam humbur punën. Gjendja ka qënë shumë e tensionuar. Jam larguar nga Shkodra, tani jetoj në Tiranë. Shoqatat më kanë ndihmuar dhe jam këtu. Kam 3 javë në gjendje të keqe psikologjike. Duhet të gjej një vend pune, duhet të jetoj. Nuk mund të bëj jetë normale në Shqipëri. Kërkoj që të më ndihmojnë të iki nga Shqipëia. Nuk më interson çfarë ndodh me Margaritën dhe Ndojën. Uroj të bëhem shembull i mirë për femrat që rrinë të heshtura,”-ka treguar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME