Categories Lajme

Qeveria Rama miraton hapjen e kazinove në Tiranë

Qeveria i hap rrugën kazinove në kryeqytet. Pavarësisht premtimit për t’i larguar kazinotë dhe lojërat e fatit nga qendrat e banuara, qeveria Rama ka përcjellë këtë të mërkurë në fletoren zyrtare, vendimin e Këshillit të Ministrave për hapjen e kazinove në kryeqytet.

Në ligj përcaktohen edhe zonat se ku lejohet aktiviteti i kazinove brenda kryeqytetit. Saktësisht zonat ku mund të lejohet ky aktivitet janë rruga e Barrikadave tek Urani; Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”. Ligji i ndarë në dy pjesë tregon detajet dhe kushtet që duhet të kenë kompanitë që do të duan të hapin kazino në Tiranë. Sipas ligjit kompania duhet të ketë një kapital prej të paktën 1.2 miliardë lekësh, burim të rregullt të deklarimit të parave si dhe eksperiencë në sektorin e lojërave të fatit.

VENDIMI I QEVERISË PËR ZONAT E KAZINOVE: PËR PËRCAKTIMIN E ZONËS KU DO TË LEJOHET VENDOSJA E LOJËS SË FATIT, E KATEGORISË “KAZINO”, NË QYTETIN E TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Miratimin e zonës ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që ndodhet brenda kufizimeve të rrugëve, si më poshtë vijon: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh Ë. Bush””. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME