Categories Lajme

Fluks në këtë fundvit në portin e Vlorës

Fluks në këtë fundvit në portin e Vlorës. 1200 persona kanë mberritur me tragetin e linjes Vlorë-Brindizi në dy ditet e fundit. Fluksi i lëvizjes në portin e Vlorës ka shënuar rritje të numrit të pasagjereve që kanë mbërritur nga vendet fqinje kryesisht Italia për të kaluar festat e fund vitit. Mbi 1200 persona është numri i personave që kanë mbërritur në portin e Vlorës, ndërsa në rritje në këto ditë të fundit të vitit është edhe numri i pasagjerëve në ikje, me shifrat që shkojnë në rreth 600 persona. Autoritet portuale kanë konfirmuar se këtë dhjetor, fluksi është rritur me rreth 10-deri në 15% me shumë krahasuar me një vit më parë.

Festim Skendaj, shef i përpunimit të tragëteve në portin e Vlorës, konfirmon se fluksi pritet të vijoje i tille edhe në ditët e mbetura të dhjetorit, referuar prenotimeve, madje deri në datë 31 dhjetor. Në dy ditët e fundit fluksi në port ka shënuar rritje. Vetëm këtë mëngjes, me tragetin e linjes Vlorë-Brindizi kanë mbërritur rreth 400 persona, ndërsa mbi 800 kanë mberritur një ditë më parë. Vetë pasagjerët konfimojnë se nuk kanë hasur probleme, me përjashtim të faktit që udhëtimi ka zgjatur dhe për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë. Trageti i linjës Vlorë-BrindiZi ka mbërritur në port vetëm rreth ores 9 e 30 minuta. Ndërkohë në port po punohet aktuialisht me 10 sportle, nga katër të tillë që funksionojnë në ditë të zakonshme të vitit./VloraNews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME