Categories Lajme

Fluks pushuesish në jug të vendit

Me ujin e kristaltë dhe plazhet mahnitëse bregdeti i Vlorës ka mirëpritur gjatë kësaj fundjave pushues të shumtë nga qytete të ndryshme të vendit ku nuk kanë munguar dhe më besnikët e turizmit tonë, shqiptarët nga Kosova. Gjatë pasdites së sotme përgjatë bregdetit të Vlorës shihet një fluks i madh pushuesish të cilët po rikthehen në qytetet e tyre pasi kanë kaluar një fundjavë në brigjet dhe plazhet mahnitëse që ky vend ofron. Të shumta janë dhe makinat e shqiptarëve të Kosovës që tashmë e kanë kthyer Vlorën në vendin e tyre të preferuar për fundjavat verore.

Në axhendën e qëndrimit të vizitorëve të shumtë gjatë kësaj fundjave që vizituan Vlorën, përfshihen shëtitje në qytet, vizita në objekte dhe vende të ndryshme historike dhe kulturore, si Zvërneci, Kanina, etj, ndërsa nuk mungon as Llogoraja, si dhe plazhet e shumta që shtrihen përgjatë vijës bregdetare. Me një transformim rrënjësor vitet e fundit falë projektit të Rilindjes Urbane tashmë Vlora është tashmë destinacioni i preferuar për pushuesit e të gjitha grupmoshave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME