Categories Lajme

FOTOGALERI/ Udhëtimet me kuaj, eksperienca e paharrueshme e vizitorëve në parkun kombëtar Bredhi i Hotovës në Përmet

Ecja me kuaj, një aventurë ekologjike e plot adrenalinë, për të vizituar bukuritë natyrore, monumentet e kulturës, fshatrat karakteristike dhe traditën janë kthyer në një atraksion të ri turistik për shumë të apasionuar pas këtij sporti. Ky udhëtim po përdoret gjithnjë e më shumë nga ata që e ofrojnë këtë shërbim edhe në vendin tonë për një fundjavë të pazakontë në zbulim të shumë zonave të bukura që ofron vendi ynë. Një nga këto zona është edhe Shqeria në Përmet, ku ditët e fundit kanë qenë të shumtë vizitorët, të cilët kanë preferuar të kalojnë fundjavat në këtë pikë turistike.

Drejtori i Administratës ë Zonave të Mbrojtura, Gligor Dushi, tha sot për ATSH-në se “në zonën e Shqerisë, Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës, pas daljes nga izolimi ka filluar frekuentimi i saj nga turistët vendas, që janë pjesa më e madhe, si dhe pak turistë të huaj”. “Vizitorët përveç përjetimit të bukurive të natyrës gjatë kësaj stine, për të vizituar fshatrat karakteristike dhe monumentet e kulturës kanë shijuar edhe udhëtimet me kuaj”, – tha Dushi.

Sipas tij, vitin e kaluar kishim një numër të lartë turistësh të huaj, por këtë vit për shkak të pandemisë numri është i vogël. “Por shpresojmë që në 15-ditëshin e dytë të korrikut dhe gjatë muajit gusht të kemi një rritje të numrit të turistëve”, – theksoi Dushi. Dushi tregon se shtegu më i preferuar i turistëve është ai përgjatë kanionit të Lengaricës, një shteg i vjetër që shumë vite më parë lidhte disa fshatra të zonës.

“Në këtë shteg ndodhen urat e gurta të Mixhait dhe të Babos, që datojnë që nga koha e Perandorisë Osmane”, – shton Dushi. Ecjet me kuaj ndjekin shtigje në atë pjesë të parkut kombëtar, që ndodhet pranë kanionit të Lengaricës dhe Ujërave Termale, një nga atraksionet më të vizituara në zonën e Përmetit.

Bredhi i Hotovës është Park Kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë, pak kilometra nga qyteti i Përmetit dhe mund të cilësohet si mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky Park Kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora, por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij. Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME