Categories Lajme

FNSH aksion blic në Elbasan për arrestimin e personave të rrezikshëm, shoqërohen 10 persona

Një ditë pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thirri në takim drejtuesit vendor e qendror në Policinë e Shtetit, disa prej të cilëve morën edhe kritika të ashpra pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend, se uniformat blu u vunë në lëvizje.

Burime zyrtare pranë policisë konfirmojnë se që prej mbrëmjes së djeshme, forca të shumta policie blinduan Elbasanin, duke ndërmarrë kështu një operacion për arrestimin e disa personave të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë në këtë zonë.

Kontrolle u ushtruan edhe në periferi të Elbasanit, si edhe në disa banesa të tjera në zonë. Aksioni i policisë nisi për arrestimin e disa personave të skeduar nga policia, e që dyshohen se janë bashkëpunëtorë me Ylber Ademin, kosovarin që pak ditë më par u kap në Papër të Elbasanit me 19 pistoleta e 1.6 kg tritol të marra së Servi e të trafikuara drejt vendit tonë.

Report Tv mëson se operacioni e kishte pikënisjen me kontrollin në një lokal në zonën e Pajovës, vend ku policia dyshonte se mund të strehoheshin personat e kërkuar. Gjatë operacionit, i cili vijoi deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte u shoqëruan mbi 10 persona, por asnjëri prej të shumëkërkuarve nuk përfundoi në pranga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME