Prej 48 orësh, pas urdhrit të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, FNSH, Shqiponja, strukturat e policisë vendore të Shkodrës po kryejnë krehjen e akseve kryesore që lidhin Shkodrën me Malin e Zi.
Të pozicionuara në aksin Shkodër-Hani i Hotit, Shkodër-Muriqan, dhe Shkodër- Lezhë, patrullat e policisë po kryejnë kontrolle për mjete që dyshohet se janë të v jedhura por janë ende në përdorim nga shtetas të ndryshëm, shtetas të lëvizin me armë apo dhe të tjerë që janë në kërkim.
Mësohet se 6 automjete kanë shoqëruar drejt komisariatatit.
Pasi janë kryer verifikimet janë lënë të lirë pasi pronarët kanë arritur të vërtetojnë pronësinë sa i takon dokumentacionit dhe të ardhurat për blerjen e tyre./Ora News
