Categories Kuzhina

Fogaçe e butë

Përbërësit:

500 gr miell

7 gr maja birre

2 lgj sheqer

30 ml vaj

1 lç kripë

300 ml qumësht i vakët

250 gr domate qershi

Përgatitja:

Në  një tas vendosim miellin e situr dhe në të shtojmë majanë, sheqerin, vajin e kripën. I përziejmë miellin me produktet e thata dhe më pas shtojmë qumështin e vakur. E përziejmë mirë me një lugë dhe më pas e vendosim brumin në tryezën e punës dhe e punojmë mirë me dorë deri sat ë na formohet një brumë jo i fortë. Vendosim brumin përsëri në një tas dhe bëjmë një prerje kryq mbi të dhe e mbulojmë me qese duke e lënë brumin të pushojë për 2 orë. Pas 2 orëve brumin e vendosim në tepsi ku kemi shtruar një letër pjekje duke e spërkatur me vaj ulliri. Nivelojmë brumin me majat e gishtave në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. E lyejmë përsëri me vaj ulliri dhe i japim shijen që dëshirojmë me domate, ullinj, thjesht me vaj dhe rozmarinë të freskët, me salcë fomate, me qepë, me feta të holla patate etj. Zgjedhja është sipas dëshirës tuaj. Mund dhe ta prisni brumin në kuleçë, ti hapni ato gjithmonë me duar dhe majat e gishtave dhe të bëni disa shije.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME