Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin që bashkon Fushë-Krujën me fshatin Bilaj. Në aksidentin e mëngjesit të sotëm është përfshirë një makinë tip ‘Audi’ që pasi ka dalë nga rruga ra në kanal. Ka qenë vetë drejtuesi i “Audit” ai që është aksidentuar, ndërsa është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas policisë në makinën e aksidentuar ka qenë vetëm shoferi. Mendohet që shkak për aksidentin është bërë lagështia.

Categories
Lajme
FOTO/ Aksident në Fushë-Krujë, audi luksoz përfundon në kanal, plagoset shoferi
