Një aksident raportohet se ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë.Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se katër automjete janë përplasur tek Unaza e Madhe, pranë Selitës. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka njerëz të lënduar. Ndërkaq, siç shihet nga pamjet njëri nga automjetet i përfshirë në aksident ka pësuar më shumë dëmtime.Në vendin e ngjarjes ndodhet policia. /abcnews.al

