31-vjeçari Habib Rexha, vrasësi i dyshuar i Arjan Gosës një ditë më parë në Kavajë, është filmuar duke vrapuar me pistoletë në dorë pas krimit.
Kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme në qytet e kanë filmuar teksa autori u largua në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arjan Gosën.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arjan Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.
Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacione që do të bëjnë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

