Categories Lajme

FOTO : EMRAT\ Itali! Emigranti shqiptar vret gruan

Një grua 35-vjeçare u vra në shtëpinë e saj në Bolzano. Alarmi ra pasditen e vonë të së dielës, pas një raportimi. Në banesën në Viale Trieste, policia gjeti trupin e 30-vjeçares. Policia italiane është vënë në kërkim të bashkëshortit shqiptar, i cili mund të drejtohet në Shqipëri.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere. Alarmi ra pasditen e së dielës vonë pas një denoncimi nga të afërmit e bashkëshortit të saj, Avni Mecje.

Burri gjatë një telefonate do të kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Ai do të ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të kthehej në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës, shkruajnë mediat italiane.

35-vjeçarja banonte në një pallat në afërsi të pishinës publike “Lido”, një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera. Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.

foto galeri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME