Categories Kulture

FOTO\ Është zhvilluar në qytetin e Vlorës aktiviteti kulturor me okeljon përmbledhur në tri fjalë: Zeje, Avaze, Polifoni

Është zhvilluar në qytetin e Vlorës aktiviteti kulturor me okeljon përmbledhur në tri fjalë: Zeje, Avaze, Polifoni. data 14 -15 Nentor Organizuar nga Qendra Kulturore ” Aulona”, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë. Aktiviteti vjen si një projekt i Qendrës Kulturore ” Aulona” i mbështetur nga Ministria e Kulturës.

I zhvilluar në mjediset e Qendrës Historike të Vlorës, rikostruktuar së fundi e kthyer në një atraksion të mirëfilltë historik, kulturor e turistik, aktiviteti shënoi një performancë nga më të bukurat në kalendarin kulturor të këtij qyteti. Çdo gjë e konceptuar dhe ideuar në promocion të trashëgimisë kulturore por e parë si një sinergji mes shpirtëroresh dhe trashëgimisë materiale të lujtshme. Të gjithë artizanët e pranishëm, pjesë e projektit, mjeshtra të punimit në dru, në prodhimin e cylave dyjare por edhe produkteve të tjera si objekte të njohura për mjediset baritore e jetës blektorale e bujqësore.

I prezantuan këto produkte artizanët Axhi Dapaj, Dushan Mezinaj, Mete Koshena, Ferjat Bilalaj, Kujtim Lapa, Axhem Binaj e Eneriada Myrseli. Ndërkohë që Musa Ferunaj nga Dukati, na solli prerjen dhe qepjen e kostumeve tradicionale të Labërisë, kostumet që vijnë si trashëgimi brezash me shajak, poture, xhamadan e fustanellë.

Po edhe veshjen e labëreshave me tumane, këmisha e peshlli. Një atraksion më vehte dhe krejt i veçantë punimet e Selman Pazoj nga Vranishti. Cylat dyjare në gur një vlerë e rrallë e expos me zeje e avaze. I vetmi njeri në Shqipëri që realizon Cyla Dyjare në gur, jo thjesht si syvenir, të gjitha funksionale.

Selman Pazoj është njeriu që ka bërë gurin të kthehet në dyjare e mandej të bilbilojë, të nxjerrë melodi e avaze labërie. Takimi i instrumentistave popullorë një gjetje më vehte e këtij aktiviteti. “Zeje, avaze e polifoni” bëri bashkë dhjetë më të mirët e Vlorës dhe rrethinave, si kurrë më parë ndodhur.

U bënë bashkë në skenë Nazër Kongjinaj nga Brataj, laureant i Festivalit Folklorik të Gjirokastrës 1973 e 1978 me Vendim Kapaj, ” Mjeshtër i Madh”, Sofo Daupi nga Tragjasi, Syrja Brahimi nga Dukati, Sinan Gjoleka e Lavdosh Shkurtaj nga Vranishti, Ervin Bilalaj nga Gumenica, Sefer Gjika nga Vajza.

Si asnjëherë tjetër Muradia dhe rruga muze ” Justin Godar” u bushën me tinguj e avaze të rralla labërie, melodi pastorane po edhe vaje e derte që vetëm përmes brimave të fyejve e longarëve mund të dalin. Takimi i instrumentistëve popullorë, i pari i këtij lloi si aktivitet më vehte, u konceptua nga organizatorët edhe si një ballafaqim garues. Juria e përbërë nga Artur Dhamo,”Mjeshtër i Madh”, Kozma Billa e Nazër Kongjinaj në fund vlerësoi me çmimin e parë, Vendim Kspaj, “Mjeshtër i Madh”, me çmimin e dytë, Sinan Gjoleka, ndërkohe që me çmim të tretë u vlerësuan Syrja Brahimaj e Sofo Daupi.

Theksojmë se Sinan Gjoleka interpretimin e realizoi me Dyjare prej guri, marrë drejtpërdrejt nga stenda e bashkëfshatarit të tij, Selman Pazoj. Çmimi për instrumentidtin më të ri të festivalit shkoi për Ervin Bilalaj, djalin e artizanit prodhues të cylave dyjare Ferat Bilalaj.

Aktiviteti u shoqërua edhe me tinguj të gjallë iso-polifonikë të cilat u “derdhën” nga grupi i Dukatit, Vranishtit, Kotës, Ramicës, ” Bilbili” e ” Ballkoni i Vlorës” Aktiviteti u zhvillua si pjesë e axhendës së Bashkisë së Vlorës në kuadrin e festave të Nëntorit po edhe si simbolikë kujtese e nderimi në vigjilie të 25 Nëntorit, 15 vjetorit të çertifikimit të Iso-Polifonisë shqiptare nga UNESCO.

Aktiviteti u përcoll nga afër nga qytetarë pasionantë e specialistë të trashëgimisë kulturore si dhe kryetari i bashkisë, Z. Dritan Leli, deputetja Vilma Bello e drejtues të tjerë të pushtetit vendor e institucioneve të Vlorës. Parë në tërësi e si një të tërë, duke marrë parasysh edhe kufizimet e diktuara nga situata shëndetësore e vendit, aktiviteti ” Zeje, Avaze e Polifoni”, shënoi një përpjekje serioze e me mjaft vlera në fushën e trashëgimisë kulrurore.

Domosdoshmëria për të patur aktivitete kulturore e artistike edhe pse në kushte jo të zakonshme, këtë herë duket se fitoi mbi vështirësitë. Falë shpirtit dhe angazhimit të artizanëve mjeshtra, përpunues në dru por edhe instrumentistave popullorë e këngëtarëve të polifonisë. Por edhe falë vizionit e bashkëpunimit mes institucioneve vendore e qëndrore dhe dashurisë shpirtërore për ti dhënë komunitetit aktivitete që përcjellin vlera e mesazhe të forta jete e trashëgimie. Aktiviteti u mbyll përmes një koktejli duke shijuar produktet artizanale nga kantinat e verës ” Balaj” e ” Dukati”. Nga Sejmen Gjokoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME