Luana Vjollca këtë të shtunë fillon emisionin e saj ku është dhe autore ‘Shiko kush luan’.
Autorja e programit tashmë ka treguar se kush është pjesë e emisionit të saj por në sy ra mungesa e Fifit e cila këndonte çdo të shtunë në program. Por ditën e djeshme Fifika habitur paksa ndjekësit e saj me një postim në Instagram ku tregon se nukështë pjesë e emisionit dhe për këtë fajësoi dretpërdrejt prezantuesen e spektaklit, pra Luanën. “Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bërë, këtë sezon nuk do jem pjesë e ‘Shiko kush luan’. Arsyeja është Luana. Faleminderit.” Kjo ka qenë deklarata e Fifit në rrjetet sociale e cila menjëherë mori komente të shumta. Të gjithë u habitën pasi tashmë e dimë marrëdhënien e ngushtë që ekziston mes tyre.

