Categories Lajme

FOTO: Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj konfirmohet në detyrë, djali vrapon ta përqafojë në sallën e vettingut

Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj ka marrë sot konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK – shkalla e parë e vettingut). Siç shihet nga foto e siguruar nga Birn, menjëherë pas këtij lajmi pozitiv për karrierën e gjyqtares, djali i saj ka vrapuar ta përqafojë. E gëzuar nga vendimi duket në fytyrë dhe vetë gjyqtarja e Vlorës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Edhe në seancën dëgjimore, magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Relatori Ilia tha se nuk janë gjetur probleme edhe në 6 denoncimet e kryera nga publiku për disa çështje.

Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime të përmbledhura në KPK gjatë seancës dëgjimore të hënën, lidhur me dy apartamente të blera nga i ati ndërtues, që ajo i ka përdorur pa pagesë. Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME