Categories Lajme

Foto/ Humbi jetën pas konfliktit me armë në Laç, ja kush është 24-vjeçari

Është bërë publike foto e 24-vjeçarit Gerald Bitri, i cili humbi jetën gjatë natës në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dje mbeti i plagosur rëndë pas një konflikti me armë zjarri në Laç.

Viktima është 24 vjeçari Geri Bitri, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga plumbat pavarësisht përkujdesjes së mjekëve.

Geri Bitri së bashku me Liridon Ismalajn, Amarildo Ndojin, Daniel Gjeloshin dhe shitësen ambulante Angjelina Gjezaj, mbetën të plagosur pas një sherri mes dy grupesh që nisi për shkaqe tërësisht banale, siç është ajo e gërvishtjes së dy makinave.

Deri në këto momente, policia ka arrestuar dy persona për këtë ngjarje të rëndë, si dhe ka sekuestruar armët e përdorura, një prej të cilave u gjet në një kantier ndërtimi.

Në pranga ranë Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi, arrestimi i të cilëve erdhi vetëm pas hetimeve të kryera, dëshmisë të personave në vendngjarje dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Të dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME