Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Ascoli-Mare në Itali, ku për pasojë kanë humbur jetë dy persona. Dy kamionë të transportit ndërkombëtar (TIR) janë përplasur kokë më kokë, dhe kanë humbur jetën të dy drejtuesit e kamionëve. Një prej vikti mave është shqiptar, Agron Bakaj, 48 vjeç, rezident të San Benedetto, shofer i njërit prej kamionëve, tjetri italian, Angelo Lucin, 39, shoferi i kamionit të dytë.
Shqiptari vdiq në vend për shkak të goditjes, ndërsa italiani në helikopterin e urgjencës, gjatë transportimit për në spital. Për shkak të punimeve në rrugë midis Spinetolit e Monsampolos, trafiku i makinave drejt Ascolit bëhej vetëm në një korsi. Shikueshmëria në rrugë ka qenë e vështirë për shkak të mjegullës që kishte mbuluar gjithë zonën, çka bëri që dy kamionët të përplaseshin frontalisht me njëri-tjetrin, duke sjellë vdekjen e dy shoferëve. Ndërkohë nuk ka pasur përplasje të mjeteve të tjera nga të dyja anët e rrugës dhe pasojë kanë qenë vetëm radhët kilometrike në të dy drejtimet.

