Dhuna në futbollin shqiptar është kthyer në një shqetësim të madh teksa një shembull pozitiv vjen nga skuadra e Orikut për të rinj. Skuadra e U19, pak ditë më parë u përball me dhunë në ndeshjen kundër Butrintit kur ishte në avantazh 3-0, duke e mbyllur takimin mes lotëve dhe me barazimin 3-3.Por, Oriku duket se ka lënë pas atë ndeshje dhe për të bërë të mundur që të përsëriten sa më pak të tilla raste, Oriku i moshave ka dhuruar sot lule në takimin kundër Pepës. Me këtë gjest, duket se Oriku ka dëshirë të japë një mesazh të qartë drejt tifozersië dhe futbollistëve që bëhen shkak për akte dhune në futboll.E gjitha kjo mini-ceremoni u mbajt në fillim të ndeshjes, teksa gjatë takimit nuk kishte probleme. Në fund, fitues doli skuadra e Orikut me rezultatin e pastër 4-0, ku Mazaj me dy gola dhe Mezini e Veshaj vulosën fitoren.

