Categories Sport

Moçka shpëton Flamurtarin dhe kujton Shpëtim Gjikën: Duhet ta ringremë ekipin, Gjika mbetet në zemrat tona

Shpëtim Moçka pas ndeshjes me Partizanit, ku padyshim ishte shpëtimtar i kuqezinjve ka pohuar: ”Në tri ndeshjet me profesor Luanin kemi marrë 2 pikë dhe ndaj Kukësit që humbëm, por meritonim më shumë për atë që treguam në fushën e blertë. Luajmë në grup dhe të bashkuar dhe besoj se kjo po sjelle dhe pikët dhe lojën e mirë”.

Rikthimi Moçka vitin e shkuar e nisi te Tirana, më pas shkoi në Ballsh, nga ku u largua në mënyrë të çuditshme dhe në verë, ndonëse me një vit thuajse pa luajtur, firmosi në Vlorë aty ku luan si titullarë…“Vitin e shkuar nuk kam qenë te Tirana dhe s’mu dha mundësia që të luaj. Por, nuk mendoj për të kaluarën. Tani unë do të tregoj se kush është Shpëtim Moçka dhe dua që të bëj më të mirën për Flamurtarin”.

Kriza “Është shumë keq që ta shohësh Flamurtarin në fundin  e renditjes. Unë kam besim se të gjithë bashkë ne do ta nxjerrim Flamurtarin nga kjo pozitë dhe do ta dërgojmë aty ku e ka vendin. Ne jemi futbollistë profesionit, e kemi mendjen te fusha. Për problemet ua lëmë në dorë drejtuesve që e kanë në dorë, klubit apo dhe Bashkisë së Vlorës që ta zgjidhin këtë situatë”.

Largimet “Nuk më takon që të flas e të ndërhyj për të ardhmen, nëse qëndrojnë ose jo në janar. Unë u flas në stërvitje apo ndeshje, pasi kam eksperiencë dhe u them më të rinjve që të impenjohen”.

Për Gjikën Në fund, Moçka flet edhe për ish-presidentin dhe ish-kryebashiakun, Shpëtim Gjika që i shkoi shumë afër titullit me vlonjatët. “Shpëtim Gjika normalisht që mbetet në zemrat e çdo vlonjati për atë që ka bërë për Flamurtarin, ndonëse nuk dua që të flas më gjatë”, – tha Moçka në fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME