Categories Sport

FOTO / Pak vite më parë ishte trajner i Partizanit, mbrëmë fitoi Kupën Libertadores me Flamengon

Flamengo arriti të fitonte Kupën Libertadores mbrëmjen e djeshme, duke mundur në finale River Plejtin me rezultatin 2-1. Deri në minutat e fundit, skuadra e Riverit po fitonte teksa një dygolësh i Gabigolit ka arritur të përmbysë rezultatin duke i dhënë fitoren brazilianëve që si trajner kanë portugezin Horge Jezus.

Trajneri portugez po bën një punë mjaft të mirë me Flamengon duke fituar edhe titullin kampion në Brazil ndërkohë që ndihmës ka një tjetër portugez dhe bëhet fjalë për Marsio Sampaion. Ndihmës trajneri portugez nuk është një emër i padëgjuar në Shqipëri duke qenë se dikur trajnonte Partizanin.

Në shkurtin e vitit 2014, ai mori drejtimin e Partizanit pasi u largua Hasan Lika dhe në krye të stolit të kuq qëndroi 12 ndeshje. Më pas, vendin e tij e zuri Shpëtim Duro dhe Sampaio ishte ndihmës i teknikut Duro. Në sezonin 2014-15, Partizani e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe shkoi deri në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME