Categories Lajme

Nëna dhe dy fëmijët humbin jetën, pasi përplasen nga treni me shpejtësi ‘skëterrë’

Një grua dhe dy fëmijë kanë mbetur të vdekur, pasi një tren i shpejtësisë së lartë goditi makinën e tyre, teksa ishte duke kaluar hekurudhën. Treni që udhëtonte nga Miami për në New York u përplas me makinën tip “Subaru Outback”, rreth orës 02:00, të së shtunës.

Viktimat janë gruaja Valery Jo Rintamaki, 58 vjeç, Trystan Prestano, 10 vjeç dhe Skylar Prestano, tetë vjeç. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se automjeti pas goditjes ishte marrë para rreth 1 kilometër dhe zvarritja e tij ka përfunduar kur treni ka qëndruar. “Kjo dukej si një zhurmë arme zjarri që sa vinte. Atëherë dëgjuam trenin të ndalej dhe kur vajtëm atje pashë të gjitha pjesët e makinës. Të gjithë kanë thënë ndër vite se kemi nevojë për një mbikalim. Rruga është e rrezikshme atje. Trenat vijnë duke fluturuar”, tha Earl Megonigal, një operator i shpërndarjes së informacionit i policisë.

Daily Mail raporton se nga 200 pasagjerët në tren askush nuk mbeti i lënduar, ndërsa të tre personat në makinë, nëna dhe dy fëmijët humbën jetën. Pas të gjithë ekspertizës në vendin e ngjarjes, treni është nisur në destinacion, megjithëse mbërriti 8 orë me vonesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME