Categories Sport

Foto/ Rendita e FIFA, Shqipëria në vend numëro, Kosova nuk ndalet

Fitorja me “poker” golash përballë Islandës mbajti të ndezur ëndrrën e Shqipërisë për të siguruar një biletë për në “Euro2020” por nuk ka pasur asnjë ndikim në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1372 pikë, kuqezinjtë renditen në vendin e 64-ët, asnjë ndryshim nga renditja e fundit.

Ndryshe nga Shqipëria, ishullorët kanë pësuar një rënie me 5 pozicione duke u renditur në vendin e 41-të. Një pozicion ka fituar rivali tjetër i Shqipërisë në Grupin H, Turqia, duke u renditur në vendin e 36-të. Një pozicion ka fituar dhe Franca duke u renditur në vendin e dytë.

Nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket kreut i cili vijon të jetë pronë e Belgjikës. Vijon progresin e madh përfaqësuesja e Kosovës e cila renditet në vendin e 119-të duke fituar një tjetër pozicion.

Kjo paraqitje e Kombëtares dardane nuk ka kalua në heshtje teksa FIFA ka vendosur të publikojë lajmin pikërisht duke iu referuar rrugëtimit fantastik të Kosovës e cila njeh vetëm rritje në renditjen e FIFA-s.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME