Dhe pak ditë dhe në tv Klan do të fillojë programi ‘Dance with me’ ku protagonsitë do të jetë dhe ish banori i Big Brother-it Valer Kolnikaj.
E ndërsa juria e programit ka ndryshime, koreografi i programit sërish do të jetë balerini i njohur Albi Nako i cili duket se ka filluar punën me konkurentët e rinj.
Në një postim në Instagram, Valeri dhe Albi nuk e kanë për turp të diskutojnë ofertat dhe çmimet për një natë në çift. “A na lejohet ne?”- shkruan Valer Kolnikaj për balerinët që Albi ka nxjerrë në profilin e tij, dhe përgjigja e koreografit është e menjëhershme:
“50 euro po 100 euro dhe mund t’i puthësh. Paguaj 250 euro dhe si ofert ke edhe Tan Bramën”.
Ndërsa ish-banori i Big Brother pa komplekse , ‘ja lyp’ Albi Nakos publikisht.
“Po ty me sa? Hahahaha se për Tan Bramën s’kam pse të mendoj për ofertë, sidomos pas provave të sotshme”,- shkruan Valer Kolnikaj në profilin e koreografit, në rrjete sociale.
Me sa duket personazhet kanë krijuar miqësi mes tyre, dhe nuk ngurojnë të diskutojnë dhe tema të tilla.Syri.net